Veliaj pret homologen e Preshevës/ Kryebashkiaku i Tiranës i dhuron kullën e Sahatit, Ardita Sinanit

veiaj.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Panairi i librit dhe festivali i muraleve artistike janë dy prej projekteve që sollën në Tiranë kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Gjatë një takimi në kryebashkiakun e Tiranës, Sinani vlerësoi mbështetjen e Tiranës.

ARDITA SINANIKRYETARE E KOMUNES SE PRESHEVES

Jam jashtëzakonisht e emocionuar dhe e nderuar. E nisa detyrën me momente të vështira. Edhe në pritjen e parë më ke dhënë forcë dhe tani më shkon gjithçka mbarë dhe uroj ta përfundoj edhe mandatin ashtu siç keni bërë ju deri në këto momente. Jeni shembull në rajon dhe ne jemi të privilegjuar që të kemi një bashkëpunim kaq të ngushtë me ju.

Erion Veliaj u ndal tek bashkëpunimi, sidomos në fushat me interes të përbashkët kulturor.

ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANE

Ne duam të vazhdojmë me disa projekte, si Festivali i Muraleve, apo Panairi i Librit. Ne do ftojmë delegacionin nga Presheva për Panairin tonë të Librit në Tiranë, shohim aty modelin dhe pastaj e replikojmë në Preshevë dhe besoj që, në qoftë se e mbushim me këto aktivitete, realisht kemi kaluar nga fjalët në një bashkëpunim konkret. Mezi pres që vitin tjetër që do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë të kemi sa më shumë djem dhe vajza nga Presheva, jo vetëm për të afirmuar talentin e tyre, por edhe për t’u binjakëzuar

Pas takimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dhuroi Ardita Sinanit edhe Kullën e Sahatit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë