Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj i cili ditën e sotme refuzoi të dëshmonte në SPAK në padinë për shpifje e ngritur nga Lulzim Basha.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Zhupa tregon arsyen përse Veliaj mungoi në SPAK pasi sipas saj “Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme”.

Reagimi i plotë nga Ina Zhupa:
“Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.
Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund.
Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që cdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.
Vetëm kështu lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë”, shkruan Zhupa.

Vetë Basha ka qenë i pranishëm në GJKKO, ndërsa Veliaj përfaqësohej përmes avokatëve të tij. Në këtë seancë kreu i PD-së Lulzim Basha refuzoi që të pajtohej me Veliajn, dhe kërkon që ai të hetohet për shpifje, në lidhje me deklaratat që ka bërë në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re