Me një falënderim për mbështesit e stafet bashkëpunuese e nisi fjalën e tij, drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj. Në një prononcim për mediat nga selia , Veliaj u shpreh entuziast ndërsa tha se Exit Poll e projeksionet e tyre nxjerrin PS fituese.

“Lajmi i parë që morëm është që të gjitha sondazhet në Shqipëri na kanë nxjerrë fitues në Republikë me 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë edhe në të gjithë Shqipërinë janë më shume se 72 mandate, por si projeksionet e Exit Poll edhe tonat do duhet të presin me shume durim procesin e numërimit. Ndaj do të duhet të falënderoj ata që shërbyen si komisionerë, monitorues, patronazhistë, por në finale duhet të presim procesin e numërimit.

Të tregojmë durim teksa fitorja në kutitë e votimit në Tiranë e gjithë Shqipërinë të numërohen. Vota është një kontratë e shenjtë duhet të lexohet me respektin më të madh. Fakti që sondazhet nxjerrin PS forcë fituese, do t ju kërkoj të respektojmë numërimin deri në fund dhe nesër të kemi mundësi të falenderojmë ata që kontribuan e t’i shtrijmë dorën edhe kundërshtarëve tanë, për të filluar një rrugëtim të ri për Shqipërinë.” tha Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re