Komisioni i Venecias ka nxjerrë draft-opinionin në lidhje me kompetencën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019.

Shoqata e Bashkive kishte kërkuar një interpretim nga “Kushtetuesja” për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale, duke qenë se presidenti Meta nxori një dekret të dytë për shtyrjen e tyre që nuk u mor parasysh nga mazhoranca.

Në draft-opinion, Komisioni i Venecias thotë se Kushtetuesja nuk ka kompetenca të gjykojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Në vendim ka dhe një qëndrim për Presidentin, i cili i shtyu zgjdhjet në tetor.

“Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese”, thotë Venecia.

Sipas këtij dokumenti, zgjedhjet edhe pse u bënë me një forcë politike duke qenë se opozita bojkotoi, ishin në rrugën e duhur.

Për bojkotin e opozitës dhe partive të tjera opozitare, thuhet se “bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re