Kreu i komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për media për të dhënë njoftimin lidhur me verifikimet e bëra për parregullsi të gjetura në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Celibashi tha se në procesin e identifikimit elektronik, ishin vërejtur plot 1006 raste të dyshimta të regjistruara si shkelje.

Raportohet se në Qendra të ndryshme Votimi ka pasur 20 persona të paraqitur me të njëjtin identitet për të votuar sërish. Sipas të dhënave, janë në total, 224 raste të shenjave të gishtave të cilat janë skanuar më shumë se një herë. Ndërsa shenja gishti të skanuara më shumë se 2 herë janë 44 raste.

Në 41% të fletave të votimit të cilat janë shpallur të pavlefshme, gabimi ka qenë fakti se është votuar më shumë se një subjekt zgjedhor.

Ndërsa në 59% të fletave të tjera të shpallura të pavlefshme, 25% është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër 15 % me shënime që pamundësojnë vlerësimin e votës në favor/disfavor të subjekteve, 19 % të tjera.

Celibashi: Nga pikëpamja administrative, ka shkelje të rënda dhe do të ketë masa administrative, ndërsa në rast të shkeljeve penale, do t’i drejtohemi gjykatës. Por kemi përcaktuar se këto gabime janë dukshëm të nivelit teknik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re