Skip to content

Vetëm tre ditë pasi u dogjë qindra rrënjë pisha, aktivizohet sërish zjarri në pyllin e Gjorgosit në Fier, ende nuk dihen shkaqet e rënies

FOTO ILUSTRUESE

Është aktivizuar sërish zjarri në  pyllin e Gjorgosit në Fier. Vetëm tre ditë më parë kjo zonë kodrinore e mbjellë me pisha  mori flakë duke krijuar  vatra të shumta zjarri. Pas disa orësh flakët u fikën dhe si pasojë e tyre qindra rrënjë pisha ishin djegur.

Ndërkohë sot është njoftuar përsëri reparti zjarrfikës i Fierit dhe forca të këtij të fundit janë nisur në vendin e ngjarjes. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe zjarrfikës të repartit të Patosit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

/faxweb