Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të votojë sot në orën 09:00 në Tiranë për zgjedhjet parlamentare. Kurti do të ushtrojë të drejtën e tij në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavarur, Bojken Abazi. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e katër viteve të ardhshme.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re