Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka paditur pranë Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit (SPAK), komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu.

Gjyqtari Malaj e akuzon komisioneren për falsifikim formularësh, duke kërkuar pezullimin e ushtrimit të detyrës si Komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në përfundim të hetimeve.

Sipas kallëzuesit,  Komisionerja është akuzuar nga të afërm të saj për Mashtrim duke përvetësuar pasuri që nuk i përkasin.

Në këtë kallëzim pranë SPAK, Malaj akuzon se Suela Zhegu ka përvetësuar pasurinë e të vëllait të ndjerë, duke pretenduar se ai nuk ka fëmijë, pavarësisht se i ndjeri ka dy pasardhës.

Malaj thotë se edhe bashkëshorti i Suela Zhegut ka probleme me drejtësinë.

Zhegu në rast se i pranohet kallëzimi ndaj saj, do të hetohet për veprën penale të “Falsifikimit të formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Vetë Malaj kërkon që komisionerja të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re