Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme duke kundërshtuar shembjen e shtëpive të tyre ose dëmshpërblimin me çmimin e tregut.

Ata në shenjë indinjate ndaj qeverisë dhe ARRSH për projektin e Unazës, thonë se nuk do të lejojnë që pronat të preken dhe të mbeten në ‘qiell të hapur’.

Kujtojmë se ata protestuan dhe në tetor të vitit të kaluar, 6 ditë rrjesht pasi nuk ishin vënë në dijeni për këtë projekt.

Banorët:
-Ne nuk jemi kundër projektit të Unazës së madhe, janë 700 banessa ku dy ose tre familje.

-2000 familje do mbesin në qiell të hapur sepse nuk është dhënë asnjë përgjigjie si do trajtohen, do u jepen banesa sociale?
Po në rast fatkeqësie ca ndodh?

-Nuk e lejojmë shembjen e banesave, kërkojmë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Justifikimi më I madh është kur na thonë se projekti ka ndryshuar.

-Shteti nuk na ka marrë seriozisht asnjëherë për kërkesat tona. Ne po kërkojmë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të vijnë dhe ta diskutojmë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re