Skip to content

VIDEO/ 33-vjeçarja i vërsulet policit me thikë, ekzekutohet në vend përpara syve të fëmijëve të vegjël

Një zyrtar policor në Nevada ka qëlluar për vdekje një grua para syve të fëmijëve të saj, pasi ajo në një moment i vërsulet me thikë policit.

Pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e policisë në Nevada, shfaqin 33-vjeçaren Ariella Crawford duke ecur në skaj të rrugës në Alta Sierra me dy djemtë e saj kur polici Caleb Toderan iu afrua.

Gjithçka ndodhi kur një banor i asaj zone i telefonoi policisë se një grua po ecte në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq Crawfordin që në një moment acarohet nga prezenca e policisë duke e nxjerr një thikë me të cilën vazhdimisht i kërcënonte.

“Për arsye të panjohur, Crawford duket shumë e acaruar nga prezenca e policëve, pavarësisht se njëri prej tyre vazhdimisht i thoshte se nuk është në telashe”, ka thënë sherifi i Nevadas, Shannan Moon.

Ai madje vazhdimisht ia bën me dije se nuk do t’ia prekë fëmijët, duke i kërkuar vazhdimisht që ta largojë thikën.

“Mos i lëndoni fëmijët e mi. Nëse diçka u ndodh fëmijëve të mi, e gjithë bota do ta kuptojë”, dëgjohet duke thënë ajo.

Por situata u tensionua edhe më shumë, sa që Crawford fillon të bërtet dhe Matthew Harrison ia drejton revolen elektrike duke parë se po i rrezikohej jeta.

E kur tenton ta godet Harrison, reagon kolegu i tij duke e qëlluar disa herë me revole. Ajo çfarë është më shokuese se dëshmitarë të ngjarjes ishin djemtë e saj që panë gjithçka. Crawford është shpallur e vdekur disa orë më vonë në spital, kurse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse forca ishte përdorur në proporcion me ligjet.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb