Skip to content

Video/ Aksident i frikshëm në Tiranë, i riu i gjuan me shqelma makinës së përplasur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë Universitetit të sporteve në Tiranë.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, një mjet është përplasur, ndërkohë që një djalë i ri shfaqet duke gjuajtur me shqelm makinën.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, apo kemi të bëjmë vetëm me dëme materiale.

Policia e Tiranës nuk ka dhënë ende njoftim në lidhje me këtë aksident.

/faxweb