Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra është aksidentuar në Qafë-Thanë.

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale, por gjatë rrugës, autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit. Mësohet se vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi vajzat kanë pësuar traumë dhe dia prej tyre janë në spital, teksa pritet konfirmimi i FSHV-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko