Skip to content

VIDEO/ Aksident i rëndë në Berat, 4 të plagosurit nisen drejt spitalit. Familja italiane brenda makinës “Golf”

Një aksident i fuqishëm është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Skrapar.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

Në aksident u përfshinë një automjet “Golf” me targa AA 363 DI dhe “Seat” me targa AA 679 BT ku nga pamjet e siguruara të “Fax Neës” përplasja duket e fuqishme pasi dy makinat kanë mbetur të shkatërruar plotësisht.

4 shtetas (pasagjerë në të dyja mjetet) janë plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ka qenë mjeti tip Golf që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit Seat që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori, duke e goditur fuqishëm ballazi.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb