Një aksident ka ndodhur mëngjesin sotëm në aksin rrugor Paftal -Mbreshtan të qëndrës administrative Sinjë. Një mjet ka rënë në vendin e quajtur “Kthesa e Përroit” ndërsa zbriste nga fshati Mbreshtan. Ka qenë një banor asaj zone i cili ka lajmëruar repartin e zjarfikses.

Në vendngjarje kanë shkuar skuadra e MZSh së e cila ka bërë të mundur nxjerjen nga mjeti të drejtuesit duke nisur drejt spitalit rajonal Berat. Sipas burimeve spitalore drejtuesi mjetit është duke marrë mjekime në repartin e kirugjisë. Po burime spitalit bëjnë me dije se i dëmtuari është 33 vjeç V.T nga fshati Paftal. Mendohet shkaku për aksidentin të kenë qenë kushtet e vështira atmosferike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re