Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Korçës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy shtetas. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit juglindor.
Mësohet se dy personat e lënduar janë drejtuesit e mjeteve të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/faxweb
