Skip to content

VIDEO/ Aksident në Vasil Shanto, makina fluturon jashtë rrugë. Përfundon në stacionin e autobuzit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë urës së Vasil Shantos, ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar brenda stacionit të autobuzit.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona janë lënduar, konkretisht dy këmbësore që po kalonin aty pranë.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb