Gjashtë persona kanë përfunduar në spitalin e Fierit mesditën e sotme pas një aksidenti në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Ajo që është për t’u shqetësuar ka të bëjë me një nga shoferët e automjeteve të përfshira në aksident. Bëhet fjalë për një 16 vjeçar me inicialet I.I. Rikujtojmë se mosha e lejuar për të marrë një leje drejtimi në Shqipëri është 18.

Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, automjeti tip Benz që drejtohej nga i mituri ka përfunduar në kanal dhe ka marrë dëmtime të shumta.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volksëagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re