Aksidentohet makina shoqëruese e Berishës/ Policia jep detaje

akkk.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidenti në Kurbin ku u përfshi edhe makina shoqëruese e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas policisë, në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit Sali Berisha.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë