Armando Sadiku e ka nisur mbarë aventurën me skuadrën e Bolivarit në Bolivi teksa ka shënuar 2 herë në miqësoren e sotme.

Sulmuesi shqiptar ka disa ditë që i është bashkuar skuadrës së re,ndërsa ditën e sotme zhvilloi ndeshjen e tij të parë ku dhe shënoi 2 gola, siç thotë dhe vetë ai në Instagram.

Sadiku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar edhe një asist në miqësoren që Bolivari zhvilloi me skuadrën e Vilsterman. Statistika këto mjaft pozitive këto për 29-vjeçarin, i cili luajti për më pak se 30 minuta në fushën e lojës.

(E.H/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re