Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të opozitës Lulzim Basha, ka shpërndarë një video mbrëmjen e sotme ku duket kryetari i PD-së duke gatuar.

Në një moment, ai kthehet nga kamera edhe e pyet “Ça po bën? A je në Instagram?” Ndërsa ajo ia kthen “Jo zemër”.

Kujtojmë se ditët e fundit kreu i opozitës ka qenë tepër i zënë politikisht, për shkak se ka shpalosur programin e tij elektoral, duke qenë se zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re