Ferdinand Dervishi foli në Open për plagosjen e të “fortit” të Vlorës Edison Begaj.

38 vjeçari sapo parkoi makinën pranë derës së banesës së tij, në momentin ku ai kthehet sërish te makina autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që në makinë gjendeshin fëmijët e tij të mitur.

Beja bie në tokë dhe fëmijët të tronditur lëvizin nga makina. Me datë 29 maj ka ndodhur edhe ngjarja, policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentain, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Dervishi zbuloi se “çanta që Begaj kishte të varur në qafë mbante miliona lekë brenda, dhe dy prej plumbave janë ndaluar nga tufa e parave”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re