Na ndajnë edhe pak minuta nga sfida që do të luhet në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Hungarisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022″”.

Autoritetet bëjnë me dije që stadiumi do të hapet me 30% të kapacitetit, për shkak të pandemisë. Edhe pse luhet në Shqipëri, favorite shihet Hungaria. Hysaj, Bare dhe Manaj janë 3 mungesat e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak kartonësh.

Siç mund të shihni nga pamjet të publikuar nga Fax News, atmosfera në Elbasan është ndezur për shkak se tifozët janë bërë gati për tu futur në stadium.

Rrugët janë “pushtuar” nga tifozët e shumtë në numër të veshur kuqezi që brohorasin dhe këndojnë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re