Shoferët e autoambulancës dhe makinës tjetër që u aksidentuan në aksin Bilisht-Korçë janë zënë me grushte me njeri-tjetrin pasi dolen prej mjeteve.

Siç duket nga pamjet e publikuara nga Abc News ata janë konfliktuar me grushte menjëherë pas ngjarjes duke bërë që të tjerët të ndërhynin për t’i ndarë.

Për shkak të përplasjes së fortë, autoambulanca ka përfunduar në një parcelë disa metra larg rrugës duke patur edhe pacientë brenda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re