Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me takimet e tij elektorale. Basha ishte këtë pasdite në Njësinë nr.10 në Tiranë.

Basha është takuar me qytetarë dhe ka vizituar gjithashtu biznese të vogla.

Kryedemokrati u kërkoi qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike. “Ndryshimi do të vijë në 25 rpill,” tha Basha ndër të tjera.

Gjithashtu kreu i demokratëve theksoi se PD ka një plan të qartë dhe nëse nuk mbajnë angazhimet nuk do të kërkojnë sërish votën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re