Policia ka proceduar penalisht 2 persona të cilët morën pjesë në protestën e djeshme të organizuar në kufi me Kosovën, pasi nuk u lejuan të kalonin në kufi pa u vaksinuar me tre doza të vaksinave. Janë proceduar shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës.

Ata e kanë kundërshtuar një masë të tillë, pasi edhe në rastin kur janë të vaksinuar me të dyja dozat, u kërkohet edhe një test PCR që kushton 30 euro.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re