Një grabitje si nëpër filma është shënuar në Britaninë e Madhe. Kamerat e sigurisë në një dyqan në Troëbridge, kanë fiksuar momentin, kur një çift, depërton me makinë mes për mes vitrinës dhe nisin të grabisin gjithçka q gjejnë.

Ata kanë arritur të vjedhin parfume, me një vlerë totale prej 15.221 paund thonë mediat britanike, e më pas, arritën të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse ata ishin të maskuar, detektivët, gjatë hetimeve një ditë më pas, gjetën brenda dyqanit çantën e gruas, ku dhe gjendej karta e saj e ID. Menjëherë më pas, policia nisi kërkimet dhe arritën të arrestojnë çiftin Ata janë identifikuar si Denyer 33 vjeç dhe Colton 44 vjeç.

Policia thotë se ata akuzohen për vjedhje dhe janë dënuar nga një gjykatë e vendit. Denyer është burgosur me tre vite, ndërsa Cotlon për 2 vite e nëntë muaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re