Mbrëmjen e djeshme një çift i të moshuarve ka ndërruar jetë pasi banesa e tyre në fshatin Hllomo të Dropullit është përfshirë nga flakët.
Shkak i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e një bombole gazi ku më pas janë përfshire nga flakët gjithë orenditë e shtëpise dhe ato që kanë favorizuar flakët kanë qenë drutë që i përdornin për ngrohje në kat të parë.
Viktimat janë identifikuar si Herakli dhe Fotini Panajoti të cilët jetonin të vetëm pasi fëmijët ndodheshin në emigrim. Ata kishin tentuar të dilnin nga banesa por nuk mundën , trupat e tyre janë gjetur pranë derës së tualetit dhe pranë derës së jashtme.
Ka qenë një coban i zonës qe ka konstatuar flakët dhe ka lajmëruar zjarrfikëset. Rruga që të con për në fshatin Hllomo është tejet e amortizuar dhe e rrezikshme , ku ekipit të zjarrfikëses i është dashur shumë kohë për të shkuar në vendin e ngjarjes.
Gazetarja e Fax News ka mbërritur në vendngjarje pas një rruge të gjatë duke siguruar pamjet që tregojnë një panoramë të trishtë, ku gjithcka është shkrumbuar. Rruga është tejet e amortizuar dhe e rrezikshme prandaj dhe zjarrëfikëses i është dashur më shumë se 2 orë kohë për të mbërritur.
Janë një seri fshatrash të largët ku banorët janë më së shumti të moshës së tretë dhe ata përvec problemeve me rrugën, bien pre dhe e grabitjeve të shumta.
Sipas burimeve të Fax News fëmijët e dy viktimave të cilët ndodheshin në Athinë, janë kthyer por që askush nuk gjendet në banesë, pasi ata janë në morg ku janë dërguar dhe trupat.
Banorët thonë se cifti jetonin prej vitesh vetëm dhe shkonin herë pas here në Athinë. Ata po ashtu pohojnë se ishin të sëmurë.
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
