Ditën e sotme Fax News ka raportuar problematikën e zonës Mashkullore në Korçë, ku dëbora e cili nisi herët këtë viti ka bllokuar rrugën.

Mbrëmjen e djeshme, 15 persona, përfshirë fëmijë, të moshuar dhe gra, u bllokuan në rrugë dhe u detyruan të ktheheshin në shtëpi më këmbë, përshkak se fadroma e bashkisë hapi vetëm rreth 200m rrugë e mnë pas u largua.

Ditën e sotme, banorët janë kthyer në rrugë me lopata për ta pastruar vetë rrugën, pasi ndihen të braktisur nga shteti.

Një nga banorët tha për Fax News ditën e sotme se ata ishin nisur për të marrë furnizime ushqimore për vete si dhe për bagëtitë, duke qenë se dimri erdhi herët dhe i gjeti papërgatitur.

“Po pastrojmë rrugën em lopata. Fadroma hapi 200-300 metra dhe më psh nuk e hapi. Jemi 15 për momentin që po tentojmë me lopata të hapim rrugën. Dje u kthyem në këmbë. Një orë e gjys , dy orë në këmbë. Në orën 9 kemi vajtur në shtëpi mbrëmë në darkë. Kërkuam ndihmë, na dërguan fadriomë, e cila u kthye. Komunikuam me drejtorin e shërbimit Korçë. E dërguan fadriomën por ajo u kthye pastaj tha nuk punojmë dot natën. Fshati ka ngelur pa ushqime, bagëtia është pa tagji. Nga halli u detyruam të lëvizim. Në momentin që kemi ardhur këtu e kemi gjetur të bllokuar dhe nuk kthehemi dot në sfshat se është njëkalimshme. Çdo vit është i njëjti problem, por sivjet kapi më shpejt dimri dhe kemi mbetur pa ushqime. E kemi ngritur në bashki problemin”, tha banori.

Nga ana tjetër, kryeplaku i fshatit Panarit deklaroi se në këtë zonë janë të bllokuar 400 banorë. Ai shtoi se në rastet kur ka të sëmurë detyrohen ti transportojnë me barela dhe me kafshë.

“400 banorë janë në të gjithë zonën. Vetëm me blektori i sigurojnë të ardhurat. Shteti vetëm për ata me ndihmë ekonomike, asgje tjetër. Ne vetëm rrugën po kërkojmë , asgjë tjetër. E kam ngritur zërin aq sa vdiqa. Na thonë jo kaq i kemi mundësitë bashkia. Ne kemi më ushqime, as nuk kemi ushqim dhe për bagëtitë. Bora ka arritur deri në 1m, 1.5m bora. Një kilometër është rruga. Njerëzit e sëmurë i transportojmë vetëm me barela dhe me kafshë. Ka rene shteti, ka vdekur. I bejme thirrje kryeministrit te marre masa te menjehrshme. “, theksoi kryeplaku.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re