Ashtu siç kryeministri Edi Rama e pati paralajmëruar më herët gjatë një komunikimi publik, ka filluar të zbatohet në terren shpërndarja e formularëve të “Këshillimit Kombëtar”.

Siç mund ta shihni edhe falë pamjeve të siguruara nga Fax News, zarfët tashmë lihen para dyerve të apartamenteve dhe pasi të plotësohen mund të dërgohen me postë sërish pa asnjë tarifë postare.

Kjo është një ide e sjellë nga kryeministri Edi Rama i cili prej ditësh ka vazhduar të postojë në rrjetine tij social, pyetje që i përmban formulari i “Këshillimit Kombëtar”. Ditën e sotme Rama postoi pyetjen e gjashtë që lidhej me dilemën nëse duhet të legalizohej “kanabis” për qëllime mjekësore apo jo.

Pritet të shihet sesa sukses do ketë një nismë e tillë që ndërmerret për herë të parë, sipas kryeministrit, për të pasur një ide më të përafërt lidhur me atë që duan vetë njerëzit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re