Ndërtimi i sheshit u bë nga kompania Fusha shpk e cila mori rreth 17 milionë euro nga bashkia e Tiranës për ndërtimin 15 milionë euro për sheshin dhe parkimin nëntokësor 2 milionë euro.

Në vitin 2016 15.1 milion euro fitoi tenderin për sheshin dhe në 2018 kjo kompani nënshkroi tre shtesa kontratash për punime të tjera. Projekti ka kapur shifrën 20 milionë euro. Por sot qytetarët shprehen të pakënaqur me investimin.

Ata thonë se po u marrin frymën kullat dhe se mungojnë zonat e gjelbërta dhe hapësira nuk është shfrytëzuar siç duhet.

“Këtu të plas koka nga vapa verës, nuk ka as shatërvan as asgjë, këta shohin vetëm interest e veta. Veliaj e ka bërë që ta shohe bota por jo funksional.

Investim 0 për popullin.

-Sa i frekuentoni ambjentet e sheshit?

Çdo ditë dhe këtu duheshin vendos ca fusha sporti që të argëtoheshim. Nuk kemi ku rrimë këtu, verës temperaturat e larta e dimrit rrëshqasim.

Me kryebashkiak të ri, a do tjetërsohet projekti?
Jo se lekët kanë ikë, të gjithë njësoj janë këta. Kosha mbeturinash duhet të ketë më shumë, jo një këtu dhe një në cep të tij, duhen sa më shumë pemë.

Duhet të shfrytëzohet më shumë për turistët se vec vijnë I bëjnë foto kalit të Skënderbeut aty dhe kaq, mund të zgjerohet dhe jo vetëm për vit të ri ato lojërat.

Një i moshuar thotë se zonat e gjelbërta janë të pamirëmbajtura dhe mungojnë shatërvanët.

“Duam hije pemësh jo kulla. Nuk kalohet me gënjeshtra oj bijë, të shkojnë të thyejnë qafën”-përfundoi një i moshuar.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re