Një automjet brenda të cilit ndodheshin 4 persona ka rrëshkitur brenda oborrit të një banese në fshatin Selçan të Elbasanit.
Dyshohet se automjeti kishte ndaluar në një pjesë të pjerrët dhe në momentin që drejtuesi do të nisej për udhëtim me të katërt pasagjerët, ai ka harruar diçka në banesë dhe është kthyer për ta marrë.
Në momentin që ka dal nga mjeti, nuk e ka siguruar atë çka ka bërë që mjeti të rrëshqasë në terrenin e pjerrët. Edhe pse shoferi është munduar ta ndalojë nuk e ka bërë dot një gjë të tillë. Për pasojë mjeti ka përfunduar në ullishte, ku siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews është përmbysur dhe shkatërruar plotësisht.
Si pasojë e kësaj ngjarje aksidentale, janë plagosur tre persona njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
…
/faxweb