Skip to content

(VIDEO) Fermerët u vënë zjarrin parcelave me grurë në Fier, zjarret përhapen frikshëm, në rrezik banesat e bizneset përreth

Stina e verës shpeshherë bëhet shkak për rënien e zjarreve ku në pjesën më të madhe janë vetë fermerët që i ndezin për të pastruar tokat dhe si pasojë e temperaturave të larta, vatrat favorizohen për t’u shpërndarë e dalin jashtë kontrollit.

Të tilla vatra zjarri janë konstatuar ditën e sotme në rrugën Fier – Baltëz, ku fermerët e zonës u kanë vënë flakën një pjese të parcelave të tyre për të pastruar tokat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përbërë rrezik të madh për banorët e zonës, për shtëpitë dhe bizneset përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse nga Fieri, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.

/faxweb