Flakët e zjarrit që vazhdojnë prej më shumë se një jave në Vlorë, kanë mbërritur paraditen e sotme dhe në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Fax Neës Afrovita Hysaj, se në zonë ndodhet vetëm një zjarrfikëse nga ministria e mbrojtjes brenda bazës. Zjarrfikësja nuk funksionon, ka shkuar në pashaliman vetëm për të bërë xhirime filmike. Zjarri po agravon në drejtim të bazës. Asnjë punonjës për fikjen e zjarrit. Aktualisht është djegur pylli i Pashalimanit.

Ndërkohë prefekti Mamaj në Pashaliman pjesë e xhirimeve filmike. Reagimi i punonjësve të bazës me urdhër të prefektit kërkon të ndalojë filmimet e gazetarëve. Edhe pse u futëm në bazë me leje, sapo na pa prefekti na kërkuan të largoheshim nga baza. Ndërkohë që brenda ka gazetarë dhe po filmojnë vetë nga ministria.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re