Skip to content

VIDEO/ Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet 32 vjeçari i “Partizanit” në Shkodër

Një 32 vjeçar është arrestuar në lagjen “Partizani” të Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim që prej momentit kur u dënua me arrest me burg për veprën penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike”.

Në pranga ka rënë shtetasi L.N 32 vjeç i cili është kapur nga forcat “Shqiponja” duke u kapur brenda qarkut të Shkodrës.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, menjëherë kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

L. N., 32 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb