DitëN e sotme në stadiumin Air Albania pritet të nis vaksinimi i atyre që kryeministri Rama i cilësoi si personalitete. Por përpara se të nisë vaksinimi i tyre, nga kamera e Faxnews është kapur një episod i pazakontë, ku një qytetar 91-vjeçar shihet në portën e stadiumit dhe kërkon që të hyjë brenda për të bërë injektim.

Ai thotë për gazetaren Fiona Çela që është personalitet pasi është Veteran i Luftës. Teksa tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit has në barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyj pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju?

Qytetari: Jam 91-vjeç

Gazetarja: Për çfarë keni ardhu ju zotëri?

Qytetari: Kam ardhur për të bërë vaksinën.

Gazetarja: Nuk ju ka lajmëruar njeri për ta bërë?

Qytetari: Jo, jo!

Gazetarja: Është thënë që do vaksinohen personalitete sot?

Qytetari: Edhe unë personalitet jam, jam veteran i luftës./faxweb

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re