Banorët e zonës “5 maj” dhe të Laprakës kanë dalë ditën e sotme në një protestë para Kuvendit ku kanë kërkuar që t’u jepet një zgjidhje për problemin që protestojnë prej muajsh. Gjatë këtij momenti ka kaluar edhe deputeti i PD, Xhelal Mziu dhe pavarësisht se protestuesit e kanë thirrur në emër, sërish nuk ka ndaluar.

“O Xhelal, hajde këtu, se thoje se ishe i shqetësuar për demokratët, eja këtu mos ikni fshehurazi”– u shprehën banorët përpara Kuvendit.

“Të ç’nderuar parlamentarë hajdutër të Shqipërisë, që keni nga pesë vila që bëni si qenë të tërbuar. Në këtë vend tonin, rinia ka ikur, nuk kemi asnjë shpresë. Kemi humbug njerëz të dashur, kemi humbur njerëz të afërt. Sot po na shembin shtëpitë tona që i kemi kërkuar me mund dhe me djersë.

Kemi 5 muaj që protestojmë, por asnjë nuk na jep përgjigjie. Kalojnë deputetët këtu me makina të shtrenjta e të bukura, kalojnë e bëjnë sikur nuk shohin asgjë dhe më pas marrin tjetër vendim kundër nesh dhe pastaj thonë se ne i kemi fajet. Këta nuk flasin se i ndajnë lekët bashkë. Deputetët ata që janë atje, kalojnë si skutha por duhet të jenë këtu”– u shpreh një tjetër banore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re