Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalin e Prizrenit, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid ne Tirane janë ezauruar dhe spitalet rajonale janë hapur për të trajtuar pacientët që vuajnë nga koronavirusi.

Familjarët e këtyre pacientëve që kanë zgjedhur Kosovën për t’u kuruar kanë deklaruar së spitalet në Shqipëri nuk kanë siguri, duke shtuar se shërbimi është i dobët.

Ata gjithashtu tregojnë se doktorët në spitalin e Prizrenit nuk i kanë kërkuar asnjëherë para, dhe madje nuk i pranojnë kur këta kërkojnë t’i japin.

“Ka shumë ndryshim me Tiranën. Në radhë të parë doktorët janë shumë të respektueshëm, shumë të mirë. Nuk gjej fjalë si ti falenderoj. Në Tiranë as nuk të japin informacion fare. Kam qenë mes dy zgjedhjeve, në Tiranë apo Kosovë. Kam zgjedhur Kosovën. Jena shumë shumë të kënaqur me ta. Sa herë të duam marrim informacion nga mjekët,” tha nje familjar.

Per sa i perket fenomenit te korrupsionit te denoncuar disa here ne Shqiperi, familjarët e pacientëve që po trajtohen në Kosovë tregojnë se atje nuk ekziston ky fenomen.

“Jo jo nuk ka asnjë rast korrupsioni. Edhe vetë po të duam me ja dhonë nuk marrin. Shofim lajmet cdo ditë cfarë po ndodh në lajme prandaj na ka humbur besimi. Familjarët janë shumë të kënaqur me shërbimin këtu. Shkojnë i pyesin si janë, shërbimi shumë i mirë,” deklaroi familjari i nje pacienti tjeter.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re