Në rrjetën e anijes “Delsi” ka rënë një specie e rrallë ujore, i njohur si peshkaqeni dem, që renditet lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë.

Sipas peshkarëve, gjallesa ujore  është kapur në gjirin e Durrësit, teksa kishin dalë për gjueti në det të favorizuar dhe nga koha e qendrueshme e ditëve të fundit.

Peshkaqeni i kapur ishte rreth 3 metra i gjatë dhe peshonte afro 300 kg. Ky lloj peshkaqeni njihet si një gjallesë e rrallë për ujërat tona, pasi kryesisht gjendet në thellësi.

Në pamjet filmike të siguruara nga “FaxNeës” duken edhe momentet kur peshkaqeni përpëlitet brenda në anijen e peshkimit, ndërsa peshkatarët largohen prej tij të frikësuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re