Skip to content

VIDEO/ Mësuesi i vuri flakën se nuk e merrnin në punë, çfarë ka mbetur pas zjarrit në Zyrën Arsimore Fier

Zyra Arsimore Fier u përfshi nga flakët ditën e sotme, duke rrezikuar jetën e punonjësve që gjendeshin në godinë.

Autori i ngjarjes është shtetasi Indrit Alushaj i cili kishte aplikuar për punë si mësues, por mesa duket kërkesa e tij është refuzuar, çka ka sjellë zemërim te ai.

33 vjeçari është arrestuar nga Policia, që njoftoi se personi në fjalë ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën Zyrës Arsimore.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb