Skip to content

VIDEO/ Mjaftojnë pak reshje shiu në Kukës, rrugët e qytetit të përmbytura, kalimi i qytetarëve ‘mision i pamundur’, shkak mungesa kanalizimeve

Në qytetin e Kukësit ka pasur reshje të dendura shiu të nisura që prej mesnatës. Kjo ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugët e brendshme të qytetit por edhe në ato nacionale.

Si pasojë e reshjeve të shumta që u shtuan në orët e para të mëngjesit, rrugët e qytetit u përmbytën, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve veçanërisht në Urën e Drinit të Zi. Gjithashtu edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugës Kukës-Morinë, të Rrugës së Kombit është gjithashtu nën pushtetin e ujit. Shkak mendohet të jetë bërë edhe bllokimi i kanalizimeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb