Dalin pamjet nga momenti i manovrimit në rrugët e Elbasanit të B. L., 34 vjeç, i cili pasi ka hyrë në ambientet e komisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pistoletë me gaz.

Në videon e publikuar nga Abc News ai duket duke ecur me shpejtësi në kthesën para se të drejtohej drejt Komisariatit, duke rrezikuar edhe këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga.

I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek uniformat blu, ndërsa në komunikatën zyrtare të Policisë bëhet me dije se ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re