Skip to content

“Mos e gjuni, mos e gjuni”, Rasti i Elbasanit rrezikon të përsëritet në Maqellarë, dhjetëra militantë të PD-LSI kapin makinën e dyshimtë

 

Një makinë e dyshimte është bllokuar ditën e sotme në Maqellarë, ku simpatizantë të PD-së dhe LSI-së kanë kapur një makinë që sipas tyre dyshohet se po blinte vota.

Makina është rrethuar nga mbështetës të shumtë të opozitës të cilët nuk lënë që personat që ndodhen brenda të largohen.

Në video dëgjohen thirrje që të mos preket me dorë askush, madje dhe t’i jepet ujë personit brenda në makinë.

“Mos e prek, mos e prek,” dëgjohen të thonë personat që kanë rrethuar makinën.

“Partia Demokratike dhe LSI kanë bblokuar bnjë mjet që lëvizte aty që dyshohet se po shpërndante para për fushatë. Drejtori i policisë së Dibrës kanë mbërritur. Simpatizantë të PD dhe LSI nuk lejojnë që makina të largohet por të hapet në vend. Makina është e bllokuar nga një orë. Kjo makinë as nuk lëviz. Janë në pritje që mjeti të hapet në prezentë të simpatizantëve të opozitës. Ose të hapet në vend. Forcat e polcisë po përpiqen të ulin tensionet”, raportoi gazetari i Fax News.