Kreu i emergjencave Haki Çako ka reaguar lidhur me situatën e reshjeve në vend. Çako thotë se po merren të gjitha masat për të parandaluar që situata të agravojë dhe se momentalisht prurjet janë përgjysmuar krahasuar me ditën e djeshme.

Ai deklaroi se nuk ka përmbytje masive, dëme në njerëz apo bagëti.

“Ne kemi ndjekur gjithë natën dhe prurjet kanë qenë maksimale. Deri në orën 3 të mesnatës ka pasur nivel të lartë të ujit dhe kemi ngritur të gjitha shtabet e emergjencave.

Për fat të mirë nuk ka probleme në njerëz apo në bagëti, banorët janë larguar vetë nga banesat në tërritoret e ekspozuara. Në këtë moment sipas matjeve janë përgjysmuar prurjet në Memaliaj”-u shpreh Çako.

Po ashtu prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj ka thënë se pritet që intensiteti i ujërave të Vjosës të shkojë në renie dhe se po punohet per evidentimin e problematikave.

Lefter Shehaj:
“Prej dy ditësh ka pasur reshje intensive në shkallë vendi ka sjellë dhe mbingarkesën e lumit Vjosa.

Po marrim masa për të evidentuar çdo problematikë dhe aktualisht nuk ka përmbytje masive.

Në Ferras disa banesa ka prezencë uji dhe disa familje janë evakuuar. Nuk ka asnjë rrezik për banorët dhe pritet një intensitet në rënie në prurjet e Vjosës.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re