Edhe pse në rrethe ora 20:00 boshatisi rrugët dhe çdo njeri u fut në shtëpi, duket se në brendi të qytetit të Durrësit ora policore i ka gjetur njerëzit duke qarkulluar e thyer kufizimet pa frikë.

Për netë me rradhë qyteti bregdetar ka parë thyerje me “të dyja këmbët” të fashës orare ndërsa lëvizja vijon edhe pas orës 21:00 të mbrëmjes.

Një drejtues mjeti, i pyetur se përse kishte dalë jashtë orës policore, u shpreh jashtë kamerës se në këto kohë zgjedhjesh e ka “lejen në xhep”, ndërsa një tjetër e cilësoi veten “të paprekshëm”.

Ajo që vihet re është se në secilën rrugë të qytetit, qoftë kryesore apo periferike, ka prezencë të shumtë automjetesh dhe asnjë patrullë policie në qarkullim, duke lënë kështu të hapur çdo dyshim nëse këta  qytetarë kanë apo jo leje qarkullimi.

Fluks më të madh lëvizjeje, e madje edhe trafik, ka pasur në rrugën e Currilave dhe Vollgës, dy vendet më të frekuentuara nga durrsakët dhe turistët, ndërsa prezencë të shumtë automjetesh ka pasur edhe në akse të tjera brenda qytetit.

Duket se të vetmit që kanë zbatuar orarin policor, kanë qenë lokalet dhe bizneset, të cilët kanë larguar klientët e tyre dhe më pas kanë mbyllur aktivitetin.

Sipas masave të vendosura nga KTE kundër përhapjes së infeksionit Covid-19, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit ndalohet qarkullimi dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve në vend, por dukshëm këto kufizime nuk i “mbledhin” dot qytetarët durrsakë.

(E.H/Faxweb.al)

?

Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 12,134 Votes)
PS (28%, 6,140 Votes)
Nuk do të votoj (9%, 1,941 Votes)
LSI (5%, 1,100 Votes)
Të tjera (4%, 888 Votes)

Total Voters: 22,203

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re