Këtë të martë Kroaci u godit nga një tërmet i fuqishëm , ku për pasojë shkaktoi disa viktima dhe një sërë objektesh u dëmtuan. Tërmeti me magnitudën 6.2 i cili shkaktoi një kaos në Petrinje, ku një numër i madh ushtarësh e zjarrfikësish u detyruan të shkojnë në vendngjarje për të ndihmuar personat që kanë ngecur nën rrënoja.
Kryetari i Petrinjes, Darinko Dumboviq, ka konfirmuar për mediat lokale se nga tërmeti ka humbur jetën një fëmijë.
Gazetari i Al Jazeera ndërsa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku ishte dëshmitar i një dridhje të fuqishme kur gjithçka po transmetohej drejtpërdrejtë. Nga frika se aty pranë mund të rrëzohen një ndërtesë, ai largohet disa metra më tej për të vazhduar komunikimin live me televizionin.
