Pas momenteve të tensionit ku familjarët e vogëlushit Mateo kanë hyrë me forcë në Gjykatë ku pritet të mbërrijë vrasësi Klodian Çalamani, një nga familjaret e 8-vjeçarit duke qarë tha se nuk është vënë drejtësia në vend.

Në ngashërim ajo kërkoi që të varet ai njeri i cili vrau pa mëshirë Mateo Vasiun, sepse përbën një rrezik për shoqërinë dhe duhet bërë shembull që të mos e pësojë asnjë fëmijë nga persona të rrezikshëm.

Sot ishte fëmija jonë nesër mund të jemtë i juaji, ta varim këtë plehrë. Kërkojmë drejtësi! “-u shpreh ajo.

Familjarët kërkojnë që të hyjnë në sallën e gjyqit, ndërkohë që të pranishëm janë dhe prindërit e vogëlushit.

Policia dhe punonjësit e Gjykatës kanë mundur që të nxjerrin jashtë familjarët dhe të afërmit.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re