Pas Elbasanit forcat special “RENEA” kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës dhe të Vlorës ku janë kontrolluar disa ambiente lokalesh për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur të cilët raportohet se lëvizin me armë me vete gjatë gjithë kohës. Burime bëjnë me dije se në Vlorë, persona të caktuar janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në Shkodër, aksioni është përqëndruar në rrugët kryesore dhe kryqëzimet e qytetit. Gjatë aksionit janë ndaluar dhjetëra automjete për kontrolle të ndryshme.

Ndërkohë, Fax NeWs mëson se në terren kanë qenë edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Hamdi Fjora dhe shefi i komisariatit, Paulin Çupi. Aksioni ka zgjatur për disa minuta dhe më pas forcat speciale RENEA janë larguar.

Kujtojmë se në Shkodër vijon te jetë “e nxehtë” ngjarja e plagosjes së Vinçens Pirolit.

Gjatë kësaj të enjte, një makinë BMW X5 u gjet nga Policia e Shkodrës e braktisur, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur nga atentatorët për plagosjen e Pirolit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re