Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta të cilat kanë shkaktuar përmbytje mjaft problematike në Fier.

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka bërë që shumë banesa në Dimal e Ferras të rrethohen nga uji dhe banorët të lënë shtëpitë e tyre.
Janë shkaktuar dëme të shumta në tokat bujqësore dhe në gjënë e gjallë gjë që ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

Njëri prej tyre nuk i ka përmbajtur dot lotët, teksa i tregonte hallin e tij deputetit të PS-së, Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit. I moshuari, i cili u evakuua nga banesa e tij, i ka treguar hallin e tij se kanë lenë pas rreth 150 dele dhe ka frikë se do t’i ngordhin.

Banori: Kam lënë 150 dele. Jam këtu afër. Nga ora 3 e natës më ka ardhur uji. Kishim nja 4 vite që nuk ndodhte kjo. Po nuk pata bagëtitë unë nuk kam me çfarë të ushqehem.
Balla dhe Subashi: Merre pak dhe çojeni në spital këtë se do t’i zgjidhim të gjitha.

(E.D/faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re