Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në restorantin e Gjergj Lucës, ku pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ky takim po mbahet në kuadër të marrëveshjeve që pritet të firmosen për nismën e Ballkanit të Hapur.

Ndërkohë që vizita e presidentit serb në Shqipëri ka shkaktuar zemërim dhe së fundmi u mbyll protesta e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha i cili paralajmëroi edhe protesta të tjera të planifikuara në mënyrë më të detajuar.

Ndërsa më herët, Rama reagoi edhe për veprimet e bëra gjatë protestës së sotme ku u dogjën disa flamuj serbë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re