Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në zonën e Mirditës. Që prej të premtes që lamë pas, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Munellë, ndërkohë që problematike shfaqet situata në Thirrë dhe Kalimash. Bëhet me dije se një vatër e re zjarri është evidentuar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Thirrë, por që nuk përbën rrezik për banesat.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, situata vijon të jetë problematike mbi tunelin e Kalimashit, ku furia e flakëve të favorizuara dhe nga era e fortë vijon të përparojë drejt zonave të banuaram duke rrezikuar 10 shtëpi.

Ndërhyrja nga ajri është mëse e domosdoshme për të bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shuarjen e tij ërpara se të marrë përmasa akoma më të mëdha.

Kujtojmë se ditën e sotme forcat zjarrfikëse të Kukësit dhe Shkodrës, të asistuara dhe nga homologët kosovarë dhe trupat e FSK-së vijuan operacionet por pa mundur të bënin neutralizimin e plotë të zjarrit.

Ndërhyrja nga ajri e cila është më se e domosdoshme, u krye dy herë me anën e një helikopteri vetëm në momentin kur në terren mbërriti ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se prej orësh helikopteri nuk ka kryer asnjë operacion tjetër për shuarjen e zjarrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re